12.5 C
Tiranë
HomeSportDukej si një asistim, por Messi ka shënuar një gol të "çmendur"...

Dukej si një asistim, por Messi ka shënuar një gol të “çmendur” te Argjentina

Lionel Messi ka bërë disa gjëra mahnitëse gjatë karrierës së tij dhe ka shënuar gola që askush nuk mendonte se ishte i mundur.

Fituesi rekord i gjashtë herë i Topit të Artë ka prodhuar shumë momente të bukura në një karrierë të jashtëzakonshme, por në fitoren 3-0 ndaj Uruguait mbrëmë ai arriti diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë – shënoi në atë që dukej si asistim.

34-vjeçari vrapoi nga mesi i fushës ​​dhe goditi me të jashtmen e këmbës së tij të majtë, e cila kaloi Fernando Musleran për golin e tij të 80-të te Argjentina – duke u bërë futbollisti i parë i Amerikës së Jugut në histori që arriti këtë numër. Nicolas Gonzalez u përpoq të prekte topin, mirëpo goli u regjistrua për yllin e Paris Saint-Germain.

Madje ai e kapi komentatorin në befasi, i cili filloi të bërtiste ‘Gonzalez’ me topin drejt rrjetës. Por, padyshim, ky moment i fundit i Messit ishte më shumë për fat se çdo gjë tjetër.

Përveç goditjes së Messit, golat e tjerë u shënuan nga Rodrigo de Paul dhe Lautaro Martinez për të mbyllur ndeshjen me rezultat 3-0 dhe për ta lënë Argjentinën të dytën në grupin kualifikues të Amerikës së Jugut me 22 pikë nga 10 ndeshje, gjashtë mbrapa Brazilit që është lider.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,780FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment