29.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarDua Lipa kërceu nën ritmet e këngës së saj/ Vjen reagimi nga...

Dua Lipa kërceu nën ritmet e këngës së saj/ Vjen reagimi nga Remzie Osmani

Së fundmi, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa ndërsa është duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar postoi një video duke kërcyer nën ritmet e këngës popullore shqiptare, të këngëtares së njohur, Remzie Osmanit.

Menjëherë pas këtij postimi të Dua-s, ka reaguar Remzia e cila padyshim ndihet shumë e lumtur që një divë e muzikës botërore si Dua të kërcejë këngën e saj. Teksa ripostoi këtë video të Lipa-s në rrjetin e saj social Instagram, artistja kosovare shkroi:

“Kënaqësi të shohësh se si një yll botëror si Dua, është kaq modeste dhe nuk e harron as vendin as gjuhën e besa as muzikën shqipe. Faleminderit Dua. Je yll.

Tanimë është e ditur se këngëtarët më në zë paguhen mjaft mirë në koncerte apo evente të ndryshme festive. Gjithmonë ka patur interes të madh për pagesat e tyre të cilat thuhet se arrijnë në mijëra euro.

Së fundmi janë hedhur disa spekulime se Remzie Osmani nuk merr pjesë në dasma nëse minimumi i pagesës nuk është të paktën 9 mijë euro. Rikujtojmë, se vetë këngëtarja ka reaguar ashpër ndaj këtyre thashethemeve, duke thënë se janë dashakeqëse dhe jo të vërteta. Ajo ka shpjeguar çdo ‘sulm’ ndaj saj nëpërmjet një postimi në Facebook.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje