Driloni një perlë e Shqipërisë

0
29

Driloni është një lumë i cili gjendet ne rrethinat e Liqenit të Ohrit dhe Pogradecit, në Shqipëri.

Parku nacional i Drilonit. Fotografi: Armand Muzhaqi


Gjeografia


Burimet e lumit të Drilonit ndodhen afër fshatit Tushemisht dhe Gurras, 4 km nga Pogradeci, rreze kodrave dhe kane një pamje te pakrahasueshme. Këtë monument natyre mund ta vizitoni ne qofte se ndiqni rrugën Pogradec – Dogane – Shën Naum. Ai është një burim i madh gëlqeror qe buron me rrjedhje vertikale te ujit ne fund te bllokut gëlqeror duke vazhduar me pas rrjedhjen ne Liqenin e Ohrit.

Uji vjen nga Liqeni i Prespës përmes Malit te Thate. Uji del jashtë si një burim i madh i veçante me një rrjedhje prej 7 m³/s.
Përgjatë një pjese të lumit të Drilonit shtrihet edhe Parku i Drilonit i cili është i rrethuar me bimësi te dendur dhe ka një bote te pasur kafshësh. Ky vend ka qene i preferuar për te kaluar pushimet nga Mbreti Zog dhe nga Enver Hoxha. Ju mund te vizitoni shtëpinë e tij, qe tashme është shndërruar ne hotel dhe restorant.

Lini një përgjigje