8.5 C
Tiranë
HomeKëshillaDoni të zgjoheni herët në mëngjes? Përdorni këtë strategji!

Doni të zgjoheni herët në mëngjes? Përdorni këtë strategji!

Ndodh që jeni gjumashë dhe të paaftë për t’u zgjuar herët. Në fakt nuk mund të themi që ka ndonjë problem me këtë, veç faktit që dita do t’ju ikë shumë shpejt dhe ju nuk do të keni kohë të mbaroni punët që duhet të bëni.

Ose mund të vonoheni për në punë, apo për të vijuar me planin tuaj të ditës. Në fakt ju mund t’ia dilni që të zgjoheni herët duke përdorur një strategji. Jo vetëm që do të jeni në kohë për gjërat që kishit planifikuar, por edhe nuk do të zgjoheni me përtesë.

Përdorni këtë truk të mendjes
Femrat kanë tendencë të programojnë ditën e tyre pasi bie alarmi, por kjo të lodhë dhe të stërmundon mendërisht. Kështu që bëjeni këtë për të paktën gjatë 30 minutave: rrobat që do të vishni, çfarë do të hani për mëngjes, etj. Pas disa mëngjeseve, kjo do t’ju bëhet një natyrë e dytë.

Pijeni kafenë para orës 10:00
Merreni sasinë tuaj të kafeinës sapo të ngriheni nga shtrati. Ajo do të japë efektin e saj brenda 10 minutave dhe do të qëndrojë në trupin tuaj edhe përgjatë orëve të pasdites. Ju mund të merrni sasinë që dëshironi, por sigurohuni që pas orës 10:00 të paradites të kaloni në kafe pa kafeinë. Në këtë mënyrë, kafeina do të jetë jashtë sistemit tuaj gjatë kohës që ju do të shtriheni për të fjetur.

Nëse stërviteni, bëjeni pas punës
Ekspertët e gjumit besojnë se stërvitja në mëngjes është një mënyrë e shkëlqyer për t’u zgjuar herët. Por në fakt, koha ideale është menjëherë pas punës. Tre deri në pesë orë pas stërvitjes, temperatura e trupit fillon të bjerë. Kjo i tregon trupit tuaj që është koha për gjumë. Në qoftë se stërviteni në mëngjes, truri ia jep sinjalin trupit tuaj në kohën e drekës dhe kjo hedh poshtë ritmin e ditës tuaj. Duke caktuar orën e stërvitjes, rreth 17.30 trupi juaj do të jetë gati për gjumë në orarin e duhur.

Merrni vlera ushqimore gjatë paradites
Ushqimet që kanë një përzierje karbohidratesh, proteinash dhe kalciumi, siç janë, qumështi dhe drithërat, ndihmojnë ardhjen e gjumit. Në qoftë se do të keni një dremitje të vogël ndërmjet vakteve, rreth një orë, para orarit të zakonshëm të gjumit, do të keni një pushim më të mirë dhe do të ndiheni më të freskët mëngjesin tjetër.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment