“Do të të kap!”, trajneri i njohur humbet qetësinë dhe konfliktohet në parkim me gazetarin (VIDEO)

0
43
Andres Vijas-Boash

Tekniku i Marsejës Andres Vijas-Boash i ka tejkaluar limitet e përmbajtjes dje në mbrëmje pas humbjes 2-1 në kampionatin francez 2-1. Ish-trajneri i Çelsit dhe Totenhemit u shfaq i nervozuar me një gazetar në konferencën për shtyp duke e kërcënuar se do të përballeshin jashtë.

Mediat franceze raportojnë më tej se trajneri portugez i afruar me shpejtësi për ta goditur gazetarin, por është frenuar nga ndihmësi i tij Rikardo Karvajo.

Arsyeja e nervozizmit të Vijas-Boashit lidhej pasi gazetari kishte publikuar një artikull ku kritikonte Marsejën pas dështimit në Ligën e Kampioneve.

(Në konferencë për shtyp)

“Faleminderit. Vazhdo kështu. Do të të kap. Nëse jam me fat, do të të kap. Je mirë”, përgjigjet portugezi duke e goditur fort nga shpatullar gazetarin.

(Në parkim)

“Zoti do të ma japë shansin të kapë ty një ditë!”

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Lini një përgjigje