25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

“Do të fejohemi në…”- Nga gjëja që e acaron më shumë deri tek biseda e fundit me Andi Shehun, Melisa Lleshi i zbulon të gjitha!

Melisa Lleshi dhe Andi Shehu kanë marrë hapa të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre, që i çuan deri tek bashkëjetesa.

Ish-konkurrentët e “Për’puthen” tashmë janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur të publikut e ndonëse kanë vendosur të mos e ekspozojnë shumë jetën e tyre private, ata nuk mund t’i shpëtojnë fansave.

Së fundmi, Melisa realizoi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory.

Gjatë bisedës ajo zbuloi se gjëja që e acaron më shumë tek Andi është fakti se ai nuk ia “var”, pasi luan shumë në play station.

Të pyetur se kur do të fejohen, meqënëse kanë deklaruar se do të jenë gjithnjë bashkë deri në përjetësi, Melisa vendosi që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta jepte Andi.

“Vitin tjetër”, u dëgjua të thoshte ish-konkurrenti në sfond gjatë kohës që Melisa realizonte videon, por nuk dihet nëse e kanë seriozisht, sepse krahas saj, këngëtarja shkroi: “Thjesht po bëjmë shaka”.

Çifti vendosi gjithashtu t’u shuante kureshtjen të gjithëve duke publikuar edhe bisedën e fundit që kishin bërë bashkë në rrjetin social “Whatsapp”.

Në të shkruhej:

Andi: Mirë dashuria ime.

Melisa: Dy zemra të kuqe emoji. Në 9 e 15 mbaroj jetë.

Andi: Bëj ndonjë video të të shoh pak lali.

Melisa: Okay

Lleshi nuk e tregoi se për çfarë videoje bëhej fjalë, por shkroi krahas fotos se ka qenë duke u praktikuar. Mbase ish-konkurrentja e “Për’puthen” po punon me ndonjë projekt të ri muzikor, por mbetet të presim derisa ajo vetë të zbulojë më shumë detaje.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit