20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Disa të arrestuar brenda pak orësh/ Dy prej tyre tentuan të djegin lokalin e…

Policia e Tiranës i ka vënë prangat disa personave, tre prej tyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe 5 të tjerë janë kapur në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

Efektivët në Komisariatin e Policisë Kavajë, arrestuan shtetasit A. K., 31 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”) dhe L. D., 34 vjeç.

“Në lagjen nr.5, Kavajë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar xhamat e dritareve të lokalit si dhe kanë tentuar të djegin lokalin e shtetasit B. Rr.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi farash lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva”, tha policia.

Ne pranga ra edhe shtetasi Blerim Levonja, 34 vjeç, i ekstraduar nga Gjermania, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit për shtetasin në kërkim A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim D. K., 28 vjeç,  sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka bërë revokimin e pezullimit të dënimit, duke e dënuar me 4 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tropojë, sepse tek sheshi “Karl Topia”, u kap duke drejtuar mjetin me leje drejtimi e dyshuar falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

•F. R., 56 vjeç dhe A. L., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprimet e mëtejshme.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit