11.5 C
Tiranë
KryefaqjaArgetimKurioziteteDikur ishte "tullac", sot ka flokë rreth 50 centimetra të gjatë/ Burri...

Dikur ishte “tullac”, sot ka flokë rreth 50 centimetra të gjatë/ Burri që tani jeton në Angli shpjegon se si e bëri këtë!

Një student universiteti e kishte rruar kokën përpara se të rriste flokët e tij deri në 50 centimetra.

Sipas mediave të huaja, Pranav Biji është i apasionuar pas kujdesit të flokëve, por thotë se duhen vetëm dy gjëra të thjeshta – shampo dhe balsam.

Studenti i marketingut dhe reklamës, flokët e të cilit tani janë “më të gjatat që kanë qenë ndonjëherë”, merr shumë vëmendje, por fatkeqësisht shpesh i nënshtrohet edhe “komenteve të vrazhda”.

Pranav u transferua në Hull të Anglisë nga India muajin e kaluar kur filloi të studionte për diplomën e tij pasuniversitare.

Përveç studimeve të tij, entuziasti i shampos tani po kërkon të bëjë një “tubim modelimi” për të treguar rritjen e flokëve të tij.

Siç bëhet e ditur, 26-vjeçari rruajti kokën në vitin 2017 dhe më vonë ai arriti të kishte flokët që “i do absolutisht”.

Duke folur për rrugëtimin e tij për kujdesin e flokëve, Pranav tha: “Unë kam pasur gjithmonë flokë më të gjatë se moshatarët e mi, por kjo është hera e parë që i kam ato kaq të gjata”.

“Unë thjesht i dua flokët e mi dhe nuk po e bëj këtë për t’u dukur mirë apo asgjë tjetër. Më pëlqen të kujdesem për to”.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera