Derbi i Myzeqesë, Lushnja-Apolonia, të dielën në RTSH Sport

0
3

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit luan në fundjavë takimet e radhës, duke ofruar disa përballje interesante.

Në nëngrupin e “play-off”-it të grupit A, apo grupit të Veriut, të dy takimet luhen të shtunën, duke nisur nga ora 17:30 dhe Erzeni pret Besëlidhjen, ndërsa Korabi, që shpreson për duelin e vendeve të dyta për biletën shtesë që mund të të çojë në Superiore, viziton Krujën, për t’u ndeshur me Kastriotin, që e ka siguruar edhe matematikisht vendin midis më të mirëve të futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm.

Ndërsa dy takimet e “play-off”-it të grupit B luhen të dielën dhe Pogradeci pret Besën, kurse takimi tjetër është derbi i Myzeqesë, midis Lushnjës dhe Apolonisë, që mund të vendosë shumëçka sa i përket ngjitjes në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm. Ky është edhe takimi më i spikatur i ndeshjeve të fundjavës në Kategorinë e Parë dhe, si tillë, do të sillet për sportdashësit të dielën drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 17:30. Fierakët, të cilët e kanë fituar 3-1  takimin e para pak javëve në shtëpi, mund të vulosin që të dielën rikthimin në Superiore, nëse triumfojnë në Lushnjë ndaj vendasve, të cilët, nga ana e tyre, do të synojnë të ruajnë të paktën vendin e dytë, për të shpëtuar diçka nga ky sezon.

Ndërkaq, dy nën-grupet e “play-out”-it i luajnë të shtunën të 5 takimet, duke nisur nga ora 17:30, dhe duelet janë Dinamo-Egnatia e Rrogozhinës, Veleçiku i Koplikut-Tërbuni i Pukës, Shënkolli-Iliria e Fushë-Krujës, Turbina e Cërrikut-Devollit dhe Elbasani-Oriku.

Kategoria e Parë

Play-off:

04-07-2020:

Erzeni – Besëlidhja  (17:30)

Kastrioti – Korabi      (17:30)

05-07-2020

Pogradeci – Besa     (17:30)

Lushnja – Apolonia  (17:30)

Play-out

04-07-2020:

Dinamo – Egnatia                    (17:30)

Veleçiku – Tërbuni Pukë          (17:30)

Shenkolli – Iliria Fushë-Krujë   (17:30)

Turbina Cërrik – Devolli           (17:30)

Elbasani – Oriku                       (17:30)

Leave a Reply