12.5 C
Tiranë
HomePolitikeDeputetja e PD ironizon ministren për Rininë dhe Fëmijët: Të gjejë kohën...

Deputetja e PD ironizon ministren për Rininë dhe Fëmijët: Të gjejë kohën të sqarojë punën e saj (VIDEO)

Deputetët në komisionin e Edukimit dhe të Medias mbajtën 1 minutë heshtje për shqiptarët që humbën jeten në aksidentin tragjik në Bullgari mëngjesin e të martës.

“E kerkova ta bejme kete xhest per te treguar solidaritetin e ligjvenesve shqiptar ne nje dite kaq te dhimbshme per bashkekombasit tane. Ngushellime te sinqerta familjareve, te afermve te viktimave. Lutje per shpirtrat e tyre!”, shkruan në rrjetet sociale deputetja e PD, Ina Zhupa.

Ndër të tjera, deputetja demokrate ka kërkuar në komision që të thirret për intepelancë Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, për të diskutuar rreth fenomeneve të ndryshme shqetësuese që prekin fëmijët, nisur edhe nga ngjarjet e rënda që kanë tronditur opinionin publik kohët e fundit.

Zhupa ka ironizur ministren Muzhaqi e cila pak dite me pare shmangu pergjigjen per vrasjen e vogelushit 8 vjecar dhe tha se nuk kishte kohe.

“Gjithashtu duke qene seance e miratimit te kalendarit te punes se komisionit kerkova nisur edhe nga ngjarjet e fundit me femijet ne Shqiperi, te thirret per degjese sa me shpejt ne komision ministria e shtetit per rinine dhe femijet, Bora Muzhaqi.

Ajo duhet “te gjej kohen” per te ardhur per te sqaruar punen e saj, masat qe ka ndermend te marr, kompetencat, politikat etj. Keto ngjarjet kane nevoje per trajtimin edhe institucional dhe kerkimin e ndermarrjes se politikave apo nismave ligjore qe mund te parandaloj apo frenoj sa me shume keto fenomeve te abuzimit me femijet, te dhunimit apo deri te vrasjet e tyre si rasti me ekstrem dhe makaber”, shkruan Ina Zhupa.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment