Denocimi i PD-së: Veliaj me metoda mafioze po mundohet t’i mbyllë gojën RTV Ora

0

Një muaj më parë, mediat vendase dhe ato ndërkombëtare, gazetarë, personalitete politike, organizata të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe jashtë saj u renditët në mbështetje të televizionit Ora.

Në atë kohë ishte ISHSH që pas vendosjes së një gjobe për shkak të emisioneve me debat, dërgoi dhe një tjetër shkresë për mbylljen e televizionit.

Pikërisht pas kësaj kërkese, pas verifikimit të parregullsive në aktekspertim dhe reagimit të fortë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ISHSH korigjoi vendimin duke tërhequr kërkesën për mbyllje.

Ashtu si dhe ju kemi informuar, presionet nuk kanë ndalur. Prej muajsh kreu i Bashkisë së Tiranës ka vazhduar shantazhin ndaj gazetarëve dhe presidentit të Yldon Media Group, Ylli Ndroqi. Situata ka vënë në alarm dhe opozitën e vendit. 

Albana Vokshi: Rasti i televizionit Ora është më flagranti në rradhën e gjatë të mediave që Erion Veliaj i kërcënon me qëllim mbylljen e gojës. Gazetarët e RTV Ora janë prej muajsh nën sulmin e pandërprerë të Erion Veliaj për shkak të punës së pavarur të gazetarëve që vënë në dukje abuzimet skandaloze të Bashkisë së Tiranës, shkeljen e ligjit në tendera dhe dhënien e lejeve korruptive të ndërtimit.

Ish kryetarja e komisionit të Medias Albana Vokshi, përmes deklaratës për mediet, nga selia e PD-se u shpreh mesditen e 12 qershorit 2020 se po përdoren dhe segmente të shtetit.

Albana Vokshi: Në shërbim të këtij mesazhi mafioz, Erion Veliaj ka angazhuar edhe institucione të tjera përfshirë segmente të Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligjzbatuese. Për PD, këto metoda represive kundër fjalës së lirë, janë të papranueshme. Erion Veliaj do të japë llogari për këtë bashkë me kryebanditin e Tiranë që fyen gazetarët.

Qëllimi sipas PD është e qartë.

Vokshi: Mesazhi i Erion Veliaj është i qartë. Televizioni Ora duhet të pushojë kritikat ndaj tij dhe ndaj Bashkisë së Tiranës. Nëse nuk pranohen kronikat e gatshme të Veliajt, duhet të heshtin.

Yldon Media Group duke falenderuar shikuesit por dhe mbështetjen brenda dhe jashtë vendit do të vazhdojë t’i qëndrojë besnik parimit për të arritur sa më pranë së vërtetës. 

Leave a Reply