17.5 C
Tiranë
HomeArgetimDekorimi i shtëpisë – Si të zgjidhni lulet dhe bimët për çdo...

Dekorimi i shtëpisë – Si të zgjidhni lulet dhe bimët për çdo ambient

Një nga proceset më të preferuara të dekorimit të shtëpisë, janë detajet.

Janë pikërisht prekjet e vogla të cilat shpesh bëjnë diferencën e mund t’ju bëjnë të ndiheni sikur po jetoni në një shtëpi të re.

Ky proces mjaft interesant ka hiletë e veta të vogla të cilat e bëjnë të gjithin shumë më të lehtë e të kënaqshëm për ju.

Në këtë artikull do ju rendisim disa prej tyre dhe secilën bimë për çdo ambient të shtëpisë tuaj.

Për korridorin dhe banjon

Në përgjithësi korridorët apo sipërfaqet e ngushta e të gjata nuk kanë shumë ndircim.

Kjo për shkak të pozicionit të tyre në shtëpi e sidomos nëse bëhet fjalë për apartamente.

Kështu bëhen automatikisht sipërfaqe të papërshtatshme për të rritur lule, por jo gjithnjë kjo është e vërtetë.

Mjafton të zgjidhni lulet e duhura dhe korridori juaj do të lulëzojë përgjatë gjithë vitit.

Alternativa e parë është lulja bromeliads, lule shpata dhe calatheas, një lloj fikusi.

Këto lule nuk kanë nevojë për shumë dritë dhe ujë ndaj mund t’i vendosni në hapsirën e korridorit në shtëpinë tuaj.

Një tjetër ambient ku drita është e pakët janë banjot të cilat megjithëse mund të mos jeni mësuar t’i dekoroni me lule, mund të filloni ta bëni tani.

Kjo hapësirë e shtëpisë meriton të jetë po aq e këndëshme sa gjithë të tjerat, prandaj drejtohuni tek lulet.

Kështu ju sugjerojmë të vendosni orkide apo një lloj zambaku të quajtur anthuriums

Një zgjidhje tjetër shumë komode është edhe përdorimi i luleve artificiale.

Sidomos nëse ambienti që do të dekoroni ka mungesë të theksuar të dritës dhe lulet kanë tendencën të thahen.

Kuzhina

Në kuzhinë ku ndodhet edhe qendra e shtëpisë, mund të rrisni gjithçfarë lulesh.

Por ne do ju sugjerojmë të rrisni barishtet të cilat mund t’i përdorni edhe për gatim.

Këtu futen erëzat e freskëta si borziloku, majdanozi, mentja, nenenxhiku, rozmarina apo qepa e njomë.

Për të qenë në gjendje sa më të mirë është e rëndësishme që këto bimë të marrim sa më shumë dritë.

Prandaj vendosini buzë dritares së kuzhinës tuaj.

Dhoma e ndjenjes

Këto ambiente gjithashtu janë të mbushura me dritë dhe dritare të mëdha.

Një nga ambientet ideale per lulet dhe dekorin.

Mbusheni shtëpinë tuaj me ngjyra duke mbajtur këto lule të ndryshme si gerberat, trëndafilat, zambakët apo të tjera shumngjyrëshe.

Ballkoni

Nëse keni ndonjë tarracë të vogël apo ballkon, sigurohuni ta mbushni atë me vazo të ndryshme lulesh.

Kjo hapsirë zakonisht është më natyrale dhe e përshtatshme për lulet pasi ofron të gjithë mjedisin e nevojshëm për t’u rritur.

Megjithatë duhet të keni parasysh të zgjidhni lule të cilat durojnë diellin dhe shiun në varësi të vendit ku jetoni.

Kështu për mjedise të jashtme, tekomandohen luleborët, lavanda, luledelet apo begoniat.

Gjithësesi kini parasysh të vlerësoni edhe kushtet atmosferike të vendit ku jetoni para se të mbilni lulet jashtë.

Qëndro me ne
13,800FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment