11.5 C
Tiranë
HomeRecetaDardha të pjekura me shurup mjalti/ Recetë e lehtë dhe e shijshme!

Dardha të pjekura me shurup mjalti/ Recetë e lehtë dhe e shijshme!

Dardha është një nga frutat që nuk duhet të mungojë në tryezën tuaj, pasi ato i japin organizmit vitaminat dhe mineralet e duhura.

Dardhat kanë përmbajtje të lartë fibre, antioksidantësh, vitaminash B2 , C, E, ato përmbajnë gjithashtu bakër dhe kalium.

Të gjithë këto elementë ushqyes, padyshim që ndihmojnë duke forcuar imunitetin, ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin, ndihmojnë për të luftuar alergjitë dhe osteporozën.

Për më tepër, studimet e fundit kanë zbuluar se cipa e dardhës përmban vlerat më të larta ushqyese dhe ajo ka lëndë antikancerogjene dhe antidiabetike.

Dardha konsumohet si frut i freskët, por ekzistojnë receta të shumta me të cilat mund të bëhen lëngje, komposto, reçel, marmelatë, si edhe ëmbëlsira të ndryshme.

Në këtë artikull, do të mësoni një recetë mjaft interesante, që i bën dardhat edhe me të shijshme.

Kjo është një recetë e lehtë me dardha të pjekura, ku do të përdoret gjalpë, musht molle dhe shurup mjalti.

Përbërësit

4 dardha (të qëruara dhe të prera)

½ filxhan musht molle ose lëng molle i shtrydhur

4 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle shurup mjalti

Kanellë për shije

Përgatitja

Nisni duke ngrohur furrën në 200 gradë celsius.

Në një enë, vendosni mushtin ose lëngun e mollës dhe lëreni në zjarr të ngrohet për 1 minutë.

Pas ngrohjes, shtoni në lëng gjalpin dhe trazojeni derisa ai të shkrihet.

Pritini dardhat në gjysmë dhe pastroni pjesën e tyre qëndrore.

Vendosini dardhat në një enë të vogël pjekjeje dhe shtoni mbi to përzierjen e mushtit ose lëngun e mollës dhe kanellë.

Në fund shtoni shurupin e mjaltit dhe lërini të piqet në furrë për 30 minuta.

Çdo 10 minuta, përpiquni të merrni lëng nga fundi i enës duke e përhapur sipër dardhave.

Shërbejeni dardhat e pjekura, të ngrohta.

Nëse dëshironi, ju mund të shtoni sipër akullore për një ëmbëlsirë të mrekullueshme dhe të shëndetshme.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,565FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment