10.5 C
Tiranë
HomeAktualitetDalin fotot, si u publikuan tezat e provimit të Maturës Shtetërore para...

Dalin fotot, si u publikuan tezat e provimit të Maturës Shtetërore para provimit

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ka denoncuar shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe Whatsapp-it ndërsa thotë se minitrja e Arsimit, Besa Shahini e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj.

Sipas tij fletët janë shpërndarë nëpër grupe para zhvillimit të provimit, ndërsa thekson se është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Postimi i plotë: Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!

Është i shtati vit radhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.

Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,792FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment