9 C
Albania
Wed, 14 April, 2021

Cristiano Ronaldo mposht konkurrencën e Messit, vlerësohet me “Golden Foot”

Cristiano Ronaldo ka marrë çmimin “Golden Foot”, çmim që i jepet futbollistëve mbi 28 vjeç, me një karrierë të suksesshme.Portugezi i Juventusit e fitoi këtë çmim më 1 dhjetor, por vetëm dje iu dorëzua trofeu.

Në Instagram, CR7 shkroi: “Është nder për mua të fitoj Golden Foot dhe të përjetësohem në Monako, bashkë me disa nga legjendat më të mëdha të futbollit botëror. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua”.

Ky ishte edicioni i 18-të i Golden Foot dhe sulmuesi 35-vjeçar është i pari portugez që e fiton këtë çmim. Në votim, CR7 la pas lojtarë si Leo Messi, Robert Lewandowski, Giorgio Chiellini, Neymar Jr., Sergio Ramos, Sergio Agüero, Gerard Piqué, Mohamed Salah dhe Arturo Vidal.

Fituesit e Golden Foot ndër vite:

Roberto Baggio (2003)

Pavel Nevded (2004)

Andriy Shevchenko (2005)

Ronaldo Nazario (2006)

Alessandro Del Piero (2007)

Roberto Carlos (2008)

Ronaldinho (2009)

Francesco Totti (2010)

Ryan Giggs (2011)

Zlatan Ibrahimovic (2012)

Didier Drogba (2013)

Andrés Iniesta (2014)

Samuel Eto’o (2015)

Gianluigi Buffon (2016)

Iker Casillas (2017)

Edison Cavani (2018)

Luka Modric (2019).

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,984FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit