Covax sjell vaksinat në Shkurt/ Në fund të Janarit marrim vaksinat e para nga Pfizer

0
25
pfizer

Në fund të janarit pritet të mbërrijë një sasi e vaksinave të Pfizer, pjesë e kontratës së lidhur nga qeveria shqiptare direkt me kompaninë Pfizer. Burime të Top Channel thonë se pas shtyrjes që u bë një javë më parë nga kompania për të gjithë Evropën në fakt, tanimë është hapur drita jeshile. Por ndërkohë ka mbërritur konifirmimi edhe Covax për të mbërritur brenda muajit shkurt një pjesë e vaksinave të porositura dhe të paguara që në fillim.

Nga Pfizer priten të vijnë si fillim 10 mijë 700 vaksina ndërkohë që janë porositur 500 mijë.

Në platformën Covax janë paguar 3.9 milionë dollarë për 1.1 milion doza .Ndërkohë për gati dy javë që kur hyri vaksina anti covid, në Shqipëri janë vaksinuar 500 mjekë e infermierë të dy spitaleve covid. Ata që e kanë kaluar më së fundi covidin shpesh u lën radhën atyre që nuk e kanë kaluar ose që e kanë kaluar shumë herët.

Ndërkohë që në fillim të muajit shkurt do të injektojnë dozën e dytë mjekët që janë vaksinuar të parët, mjekët e qendrave shëndetësore, spitaleve rajonale apo pneumologe do të bëjnë dozën parë me sasinë që pritet të sjellë Pfizer. Ndërkohë që paralelisht me mjekët me të mbërritur edhe sasia vaksinave që do të sjellë covax, paralelisht me mjekët do të vaksiniohen edhe të moshuarit  nëpër azile.

Burimi: Top Channel

Lini një përgjigje