29.5 C
Tiranë
HomeAktualitet“Çmenden” burrat në Tiranë/ Katër të arrestuar brenda pak orësh për dhunë....

“Çmenden” burrat në Tiranë/ Katër të arrestuar brenda pak orësh për dhunë. Njëri rreh hallën, tjetri bën për spital një femër dhe…

Policia e Tiranës ka vënë në pranga orët e fundit disa shtetas të akuzuar për dhunë ndaj grave. Në mesin e të arrestuarve është edhe një 31 vjeçar i cili ditën e martë, 31 gusht, ka dhunuar hallën e tij, në rrugë.

Ndërsa një 43 vjeçar, u vu në pranga pesë ditë pasi kishte goditur me sende të forta shtetasen A. M. Ndërkohë që policia nuk e saktëson në njoftimin e saj lidhjen që ka autori me të dëmturën, thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI PER ARRESTIMET

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 31 vjeç, sepse më datë 31.08.2021, në rrugën “Vëllezërit Manastirliu”, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj hallës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit E. V., 43 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” pasi me datë 27.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen A. M.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të shpallur në kërkim L. M., 37 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit S. T., 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse në banesë, sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij.

Burimi: Panorama

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje