29.5 C
Tiranë
HomeRecetaÇfarë të konsumoni në verë? Provoni këtë sallatë të ftohtë me bizele...

Çfarë të konsumoni në verë? Provoni këtë sallatë të ftohtë me bizele dhe kos

Bizelet janë një nga bimët më të kultivuara në të gjithë botën.

E mira e tyre është se mund t’i ruani e t’i konsumoni përgjatë gjithë vitit e të merrni plot vlera për organizmin.

Megjithatë jeni pikërisht në stinën kur ato janë të freskëta e të shijshme, ndaj përfitoni nga rasti për t’i gatuar sa më shpesh.

Në këtë artikull ju tregojmë një mënyrë të shpejtë se si t’i përgatisni bizelet e freskët në shtëpinë tuaj.

Ndiqni mënyrën e shpejtë të përgatitjes sipas këshillave:

Përbërësit

900 gr bizele

65 ml kos

65 ml majonezë

65 gr qepë e grirë

130 gr djathë kaçkavall

Vaj ulliri

Kripë

Rigon

Përgatitja

Si fillim pastroni bizelet dhe vendosini ato të ziejnë në ujë siç bëni zakonisht.

Kur të kenë mbaruar këtë process, lërini të ftohen në temperaturë ambienti e më pas në një enë bashkojini me përbërësit e tjerë.

Shtoni aty kosin, majonezën, qepën e grirë, djathin kaçkavall të prerë në kubikë të vegjël, rigonin dhe kripën.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak proshutë të tymosur apo mihs të thatë për t’i dhënë më shumë shije.

Përziejini mirë të gjithë përbërsit dhe shijojeni këtë pjatë të ftohtë.

Këtë sallatë mund ta ruani të mbuluar në frigorifer deri në 3 ditë.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje