31.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Çfarë duhet të përmbajë valixhja e lindjes së bebit?

Kur afron momenti i shumëpritur i lindjes së bebit, mamaja e re do të duhet të ketë përgatitur valixhen për udhëtimin më të bukur në botë. Nuk mund ta lini për momentin e fundit dhe të alarmoheni për gjërat që s’keni bërë ende gati. Po çfarë duhet të përmbajë valixhja që do t’ju shoqërojë në lindjen e bebit në spital? Po ju japim një dorë, ndaj lexoni artikullin që ta keni gjithçka më të thjeshtë.

Kur duhet bërë gati valixhja e lindjes?

Valixhja e lindjes përmban gjithçka duhet për mamin dhe bebin, për kohën kur nëna shkon në spital për lindjen. Është mirë që gruaja shtatzënë ta përgatis valixhen e lindjes pak muaj para lindjes. Për të qenë më të qartë e duke marrë parasysh se muajin e fundit, nëna e re ndihet më e rënduar, mirë është që përgatitja të bëhet pas muajit të shtatë.

Mirë është që nëse bebi “nxiton” të vijë në jetë më shpejt nga data e caktuar, gjithçka të jetë gati. Zgjidhni një vend komod dhe të përshtatshëm për ta vendosur atë.

Çfarë vendoset në valixhe për mamin
  1. Këmisha nate. Kini parasysh se këmishat e natës janë tepër të rëndësishme. Ju duhen së paku tre dhe duhet të jenë pambuku të thjeshta. Njëra prej tyre do të duhet të jetë e shkurtër dhe e hapur përpara, meqënëse do t’ju shërbejë për lindjen. Edhe dy të tjerat do të duhet të jenë të hapura përpara, në mënyrë që të ndihmojnë në ushqyerjen me gji të bebit. Kujdesuni që këmishat e natës të jenë pa temina e zbukurime të këtyre llojeve, pasi mund të shqetësojë lëkurën e bebit. Mendoni vetëm komoditetin tuaj dhe të foshnjës suaj.
  2. Një robdishan, e pambuktë nëse është verë dhe më e ngrohtë nëse është dimër.
  3. Të brendshme të rehatshme me belë të gjatë dhe me llastik të butë. Mund të përdoren edhe të mbathura njëpërdorimshe.
  4. Brez pas lindjes për të mbajtur shtrënguar muskujt e barkut. Nuk duhet ta anashkaloni rëndësinë që ka ky brez, për të sjellë në formë edhe një herë trupin pas lindjes.
  5. Tri palë gjimbajtëse të posaçme për ushqyerjen me gji të bebit. Është mirë të jenë me kupa pambuku, që hapen dhe të rregullueshme. Kini parasysh t’i blini një numër më të madh nga ato që keni mbajtur gjatë shtatzanisë, pasi në kohën e laktacionit, gjiri e shton vëllimin e tij.
  6. Kupa gjiri, në formë disqesh. Mirë është të përdoren njëpërdorimshet.
  7. Peshqirë të dimensioneve të ndryshme. Të paktën 3.
  8. Pantofla
  9. Qese për të futur rrobat e palara
  10. Sapun duarsh neutro, letra të lagura dhe disifektant, shampo, late pastrues, krehër dhe pastrues intim
  11. Çarçafë dhe këllëf jastëku
  12. Çorape, të paktën dy palë dhe me material në varësi të stinës
  13. Dokumentet, ekografitë, analizat e bëra gjatë shtatzanisë
Çfarë vendoset në valixhe për bebin
  1. Çarçafë pambuku
  2. Batanije të ngrohtë apo mbulesë më të lehtë, në varësi të stinës
  3. Peshqir banje
  4. Bady me mëngë të shkurtra, ose të gjata në varësi të stinës, 4 copë
  5. Komplete trup apo komplete të ndara 4 copë. Materiali në varësi të stinës
  6. Pelenat në masën më të vogël, për të porsalindur
  7. Peceta të lagura për pastrim
  8. Dy-tre gushore
  9. Çorape pambuku. Bëni kujdes të kenë llastik të butë
  10. Sapun neutro, vajra dhe kremra për bebe. Këshillohuni me farmacisten që besoni për produketet e duhura

Pak a shumë këto janë gjërat e nevojshme për të pasur me vete në spital. Sigurisht që gjërat e tjera të bebit, të cilat do t’i duhen në shtëpi janë më shumë. Ato do të duhet t’i bëni gati me shumë dashuri, ditë pas dite.

Rrugëtim të mbarë!

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit