19.7 C
Albania
Sat, 19 June, 2021

Burrë e grua qarkullonin pasdite në autostradë duke mbajtur me vete…/ Policia operacion për arrestimin e çiftit të “rrezikshëm”

Policia e Tiranës i vuri prangat një çifti bashkëshortësh në një operacion për armëmbajtjen pa leje dhe goditjes së trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni policor i koduar “Autostrada”, u zhvillua nga forcat e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe sekuestroi 2 armë zjarri pushkë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, një sasi fishekësh, sasi lënde narkotike të llojit kokainë dhe kanabis dhe 1 automjet.

“Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë ka marrë informacion në rrugë operative se dy shtetas (burrë e grua), qarkullonin në orët e pasdites, në autostradën Tiranë-Durrës, duke mbajtur me vete sende të kundërligjshme dhe lëndë narkotike.

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Autostrada”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. R., 36 vjeç dhe N. R.(P)., 27 vjeçe, banues në Elbasan.

Gjatë operacionit, nga kontrolli në mjet u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet ne njoftimin e policise.

Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri pushkë, dy dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Burimi: Panorama.al

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit