Brumë për krepa

0
15

Ushqimi i famshëm francez është i pasur me fibra dhe proteina. Të butë e të shijshëm, krepat janë një opsion i ëmbël për mëngjes, drekë, darkë ose ëmbëlsirë!

  • 200 gr Miell
  • 25 gr Gjalpë
  • 70 gr Sheqer
  • 300 ml Qumësht
  • 2 Vezë
  • 1 lugë gjellë Lëng Portokalli
  • Pak Kripë
  • 1 bishtajë Vanilje
  • 1 lugë Kakao
  1. I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një enë dhe më pas i kullojmë, për të shmangur papastërtitë ose copat e brumit që mund të kenë mbetur.
  2. E lëmë brumin të pushojë për 30 minuta dhe më pas e kemi gati.
  3. Bëjmë kujdes që gjatë pjekjes së krepave të përdorim tigan që nuk ngjit. Yndyrë duhet të hedhim shumë pak, mundësisht ta lyejmë tiganin me një pecetë me vaj.
  4. Masa e brumit vendoset në tigan duke u përhapur dhe duhet të jetë sasi e vogël, që krepi të dalë sa më i hollë.

Leave a Reply