Britaniku i dënuar për vrasjen e 13 grave, vdes në spital pasi ishte infektuar me COVID-19

0
17

Vrasësi serial britanik, Peter Sutcliffe, ka vdekur në spital në moshën 74-vjeçare pasi kishte kontraktuar coronavirusin, tha të premten Ministria e Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, i njohur me nofkën “Ripper Yorkshire” nga shtypi britanik, Sutcliffe u dënua në vitin 1981 për vrasjen e 13 grave si dhe për tentim-vrasjen e shtatë grave të tjera gjatë viteve 70-ta në të gjithë Veriun e Anglisë.

“Ripper Yorkshire” ishte dënuar asokohe me burgim të përjetshëm.

Bëhet e ditur se ai kishte vuajtur edhe nga sëmundjet shoqëruese para se të dilte pozitiv me COVID-19, por Shërbimi i Burgut nuk mund ta konfirmonte shkakun e vdekjes pasi që “me të drejtë është çështje e mjekut ligjor”.

Burimi: Telegrafi

Leave a Reply