20.5 C
Tiranë
HomeBotaBritanikët "harrojnë" virusin/ 15 milion birra të shitura në natën e parë...

Britanikët “harrojnë” virusin/ 15 milion birra të shitura në natën e parë të rihapjes së lokaleve të natës

Pas një pritje më shumë se 3 mujore, lokalet e natës në Britani janë hapur.

Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi të hapë dyert.

Shqetësimi i autoriteteve ishte mos respektimi i distancës sociale, që rezultoi kështu, pasi në disa lokale është dashur ndërhyrja e policisë.

Sipas ekspertëve, ditën e shtunë vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra, me britanikët që siç duket mezi e kanë pritur këtë moment.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment