8.5 C
Tiranë
HomeSportBonucci kërkon falje për kartonin e kuq në humbjen e Italisë kundër...

Bonucci kërkon falje për kartonin e kuq në humbjen e Italisë kundër Spanjës

Leonardo Bonucci ka kërkuar falje për kartonin e kuq në humbjen e Italisë 2:1 kundër Spanjës në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve të mërkurën në San Siro.

I detyruar të mungojë në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së Kombeve, për shkak të kartonit të kuq kundër Spanjës, Leonardo Bonucci është larguar më herët se të tjerët nga grumbullimi me Italinë.

Me një postim në profilet e tij në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi bardhezi, kërkoi falje për faktin se e la Italinë me 10 në fushë që nga fundi i pjesës së parë.

“Unë jam më i zemëruar se ju, para së gjithash me veten. Më vjen keq për atë që ndodhi dhe ju kërkoj falje. Megjithatë, kjo Itali do të ngrihet dhe do të jetë më e fortë se kurrë!”

Para tij ishte trajneri Roberto Mancini që e qortoi atë për pakujdesi.

“Ne duhet të kishim qëndruar me 11 lojtarë në fushë, bëmë një gabim që në këto nivele nuk duhet të kishte ndodhur”, tha trajneri i Italisë.

“Leo duhej të ishte i kujdesshëm para se të ndëshkohej për protesta. Ishte një paraqitje e mirë për djemtë, për atë që dhanë në fushë, por nuk mjaftoi”, shtoi ai.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment