Biografia tronditëse e Melania Trump/ Një gënjeshtare në shtëpinë e bardhë?

0
25

Një kërcënim që po e bën të dridhet çiftin Trump. Ditët e fundit, Melania Trump është në qendër të vëmendjes përtej Atlantikut pasi një libër i ri kushtuar asaj ka zbuluar më shumë për gruan e Donald Trump. Pas zbulimeve për netët kur flinin të ndarë, luftës midis njerkës dhe bijës së Trumpit, Ivanka, pas bujës për rinegocimin e kontratës martesore, para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, tani po njihemi me sekrete të reja rreth Zonjës së Parë. Fjala është moshën e saj, fizikun dhe diplomat që ka marrë në të shkuarën.

Në “The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan, autorja zbulon shumë, sidomos mbi të kaluarën e panjohur të Melanisë. Për të vizatuar këtë portret, gazetarja kreu njëqind intervista dhe mori në pyetje deri ish-shokët e klasës në Slloveni, të zonjës së ardhshme Trump.

Një hetim i guximshëm pasi Zonja e Parë është kujdesur që ti presë lidhjet me të gjithë ata që I kanë qëndruar pranë në të shkuarën. Sipas Mary Jordan, Melania e ka krijuar prej kohësh mitin e saj: “Ajo ngjan shumë me burrin e saj … madje shumë më tepër se sa duket”.

Që nga hyrja në jetën publike, ajo nuk është ndalur së përsërituri para gazetarëve moshën e saj (aq shumë sa dikush mund të dyshojë se sa vjeç është ralisht), por edhe të pretendojë se ‘ajo kurrë nuk kishte kryer operacione kozmetike”, ndërsa tre fotografë që bashkëpunuan ngushtë për këtë biografi thonë në libër se ky pretendim është fals dhe se ajo madje ka plagë të vogla nga operacionet në fytyrë.

Por zbulimet nuk mbarojnë këtu. Nëse do të shikonim CV e saj zyrtare, Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës. Pas verifikimeve serioze nga autorja (çmim Pulitzer në 2003), duket se Zonja e Parë Amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim. Një gënjeshtër ose një rrumbullakësim i realitetit, njësoj si fakti që ajo arrin të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë. As kjo deklaratë që nuk është verifikuar kurrë. “Fotografë dhe të tjerë që kanë punuar me të ndër vite – përfshirë shtetasit italianë, francezë dhe gjermanë – më thanë që ata kurrë nuk e kishin dëgjuar atë të komunikonte në këto gjuhë”, shkruan përsëri Mary Jordan në librin e saj. Pra ndonëse tashmë ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme që e përshkruajnë zonjën e parë si një kalkuluese të ftohtë, që nuk hyri menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të rinegociuar kontratën financiare me burrin milioner, që flasin për xhelozinë e shfrenuar femërore ndaj bijës së Trupmp, që tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet, në biografinë e re, “The Art of Deal…” shfaqet edhe një aspekt i panjohur i retushimit të së shkuarës. Pra, Melania Trump, një mit i krijuar nga e hiçi?

Lini një përgjigje