17 C
Albania
Sun, 16 May, 2021

Bima që kthen nuhatjen dhe shijen pas infektimit me koronavirus

Humbja e nuhatjes dhe shijes është një nga shenjat e infektimit me koronavirus. Personat e sëmurë me Covid-19 shpesh ankohen, ndërsa specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja thotë se kjo ndodh pasi dëmtohen receptorët.

I ftuar në “Vila 24”, Merja thotë se duhen pak ditë për t’u kthyer në gjendjen e mëparshme, edhe pasi pacientët janë shëruar nga Covid-19. Ai sugjeroi avuj me kanellë vetëm 1 herë në darkë ndërsa gjatë ditës mund të zihet një sasi kanelle dhe të përdoret me kujdes.

Referuar qelizave trunore, Merja sqaron se për të qetësuar sistemin nervor, këshillohet përdorimi i një çaji me bar blete, apo borzilok, livando e rozmarinë që na kthen në jetën aktive edhe më energjikë.

Burimi: BalkanWeb

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,975FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit