Bie numri i të infektuarve me COVID-19/ 50 raste të reja

0
1

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 50 raste të reja me COVID-19, një rënie kjo në krahasim me 66 rastet që u raportuan një ditë më parë.

Ndërkohë 4 raste të reja me COVID-19 janë zbuluar ditën e sotme në Krujë, ndërkohë që ende priten përgjigje të testimeve të tjera të kryera. Burime bëjnë me dije se rastet e reja janë zinxhir i kontakteve të mëparshme të fasonerive.

Po ashtu një tjetër rast është zbuluar me COVID-19 në Korçë, ku ka rezultuar e infektuar një e moshuar. Burime të sigurta thonë se e moshuara dyshohet të jetë infektuar në Tirane atje ku ka qenë e shtruar disa ditë. Ndërkohe testit iu janë nënshtruar edhe familjarëve.

Ndërkaq në Vlorë burri i kuzhinieres së kopshtit Nr. 9, prej më shumë se një jave ka rezultuar pozitiv ndaj Covid.

Ndërsa gruaja (kuzhinierja) shkonte rregullisht në punë. Një ditë më parë vetë kuzhinierja ka treguar që burri është pozitiv. Janë marr tamponët për gruan dhe pjesën tjetër të stafit. Ndërsa është mbyllur edhe kopshti.

Kujtojmë se dje janë konfirmuar 66 raste të reja me Covid 19 në vendin tonë, duke e çuar numrin total të rasteve në 1788. Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon:

32 raste në Tiranë,

12 në Krujë,

7 në Vlorë,

6 në Durrës,

3 në Shkodër

3 në Fier,

1 në Tropojë,

1 në Lezhë,

1 në Elbasan.

Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

Leave a Reply