20.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowbiz nga BotaBeyonce vishet sërish me një kreacion të stilistit të njohur shqiptar

Beyonce vishet sërish me një kreacion të stilistit të njohur shqiptar

Dje (e mërkurë) filmi “The Harder They Fall” hapi Festivalin e Filmit në Londër, me një tapet të kuq që shënoi kthimin në premierat e mbajtura në mënyrë fizike.

E pjesë e kësaj mbrëmje të rëndësishme ishte edhe Beyonce, e cila ishte aty si përkrahës e burrit të saj, Jay Z, i cili është producent i filmit.

Dukjen për këtë paraqitje, Beyonce ia ka besuar stilistit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti.

Një fustan i zi i gjatë ishte përzgjedhja e yllit botëror, e si detaj që e bënte atë edhe më elegant ishte prerja në pjesën e sipërme.

Fustanin diva e kombinoi me taka të zeza, syze dielli të zeza dhe një çantë dore me gurë të vegjël argjendi.

Ndryshe, kjo është hera e dytë që Beyonce zgjedh të vishet me një kreacion të Sahitit, ajo së pari zgjodhi një fustan të kuq për paraqitjen në ‘Pre-Grammy Awards 2020’.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,779FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment