Belind Këlliçi kandidat i partisë demokratike sot pati takime në terren me banorët në qytetin e nxënësve lagja 6.

0
29

Belind Këlliçi sot pati një takim direkt me qytetarët e lagjes 6. Një takim i cili ndihmoj shumë njerëz që të dalin në rrugë dhe të shprehin problemet e tyre dhe shpresën që kanë për të ardhmen.

Rruga Hamdi Pepo, tregu ushqimor.

“Është shumë e rëndë dhe e pa pranueshme qe qytetarët e kombinatit të mos kenë mundësinë për një jetë më të mirë” deklaroi z. Këlliçi.

ish konvikti i ndërtimit, Lagja 6, Rruga Mustafa Haska.

Gjëndja e banorëve te ish konvikti i ndërtimit por edhe të ish shkolla bujqësore është skandaloze!

ish shkolla bujqësore, lagja 6.

Partia socialiste ka lenë në gjendje shumë të keqe këtë zonë, pa rrugë, pa punë, pallatet në gjendje katastrofike, njerëzit vuajnë për gjërat më themelore.

Rruga Mustafa Haska, lagja 6.

Populli meriton më shumë dhe ka nevojë për ndryshime. Demokracia duhet të triumfojë, nuk duhet që të pasurit të bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Ky vend ka nevojë për rritje pagash dhe për rritje të pensioneve. Arsimimi, punësimi janë ato që populli Shqiptar dëshiron t’i ketë. Mjaft me betonizime, mjaft me interesa partiake. Duhet bashkim kombëtar për ndryshime themelore. Duhet të ndalojmë emigrimin e popullit shqiptar, ata duhet të qëndrojnë në vendin e tyre dhe të kontribojnë këtu. Por shteti aktualisht nuk i ofrojnë atyre mundësinë për punësim të mirë dhe mirëqenie, prandaj duhet sa më shpejt një drejtim i ri, me plotë shpresë dhe vullnet!

Lini një përgjigje