25.7 C
Albania
Fri, 23 July, 2021

Bëhet virale/ Dentistja që shpjegon pse s’duhet të përdorni kurrë shpëlarës pas larjes së dhëmbëve

Shpëlarësit e gojës janë reklamuar prej kohësh si një mënyrë perfekte për të larguar mikrobet që nuk arrihen nga furça e dhëmbëve. Mirëpo, një dentiste po bëhet virale, sepse kundërshton rreptësisht praktikën e përdorimit të pastruesit oral pas larjes së dhëmbëve, pasi sipas saj shpëlani gjithashtu fluorin e dobishëm që gjendet në pastën e dhëmbëve.

“Përdorimi i shpëlarësve të gojës pas pastrimit të dhëmbëve do të sjellë prishjen e dhëmbëve”, paralajmëroi dentistja nga Londra, Anna Peterson, në një klip të TikTok me mbi 2 milionë shikime.
@annapetersondental

The explanation you all asked for 🦷##GetGrafting ##dentistry ##lgbtq ##lifestylechangestartsnow ##fyp

♬ Inspiration – WavebeatsMusic

Si rezultat, kur lani dhëmbët dhe përdorni menjëherë shpëlarës goje – thjesht lani të gjithë fluorin me përqendrim të lartë, për një fluor me përqendrim të ulët. Kjo, nga ana tjetër, mund ta bëjë gojën një magnet për mikrobet. Peterson nuk është kundër shpëlarësve të gojës, madje ajo ua rekomandon pacientëve të saj, por jo ta përdorin pas larjes së dhëmbëve me pastë. Koha e duhur për të, është menjëherë pasi të keni ngrënë.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit