8.5 C
Tiranë
HomeAktualitetBashkia po u prish shtëpitë, Berisha: Në krah të banorëve të "5...

Bashkia po u prish shtëpitë, Berisha: Në krah të banorëve të “5 Majit” (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbështetje të banorëve të zonës së ‘5 Majit’ në Tiranë, ku bashkia po u prish shtëpitë.

Reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Vazhdon qëndresa heroike e banoreve te zones ‘5 Maj’ ne mbrojtje te shtëpive te tyre.

Bandat e narkoshtetit duan tju prishin shtëpitë per te ndihmuar gjakpirësit e narkoqeverise!

Mbështetje te plote qytetareve qendrestare.

Dënoj aktin bandidesk te narkobandave te narkoqeverise. sb

Te dashur miq. Banorët e zonës “5 maj” vazhdojnë rezistencën kundër aksionit të IKMT për prishjen e banesave të tyre në kuadër të një vendimi që banorëve u është bërë me dije vetëm ditën e fundit.

Tashmë prej ditësh, banorët protestojnë kundër këtij aksioni pasi sipas banoreve, shtëpitë e tyre janë të legalizuara dhe me dokumente të rregullta dhe kërkonin që t’u jepej të paktën një dëmshpërblim me vlerën e tregut.

Në zonë është paraqitur edhe policia, por banorët nuk janë sprapsur dhe kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë që ata të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Ata madje kërkuan që forcat e IKMT të largoheshin nga vendi i ngjarjes pasi nuk kishin besim tek ta.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment