Basha “përvesh mëngët”, i shkon në zyrë Metës/ Trazohet politika shqiptare

0

Kryedemokrati Lulzim Basha takim me presidentin Ilir Meta. Gjatë takimit të tyre do të diskutohet lidhur me qëndrimin që do të mbahet për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të takohet me presidentin e vendit, Ilir Meta në orën 11:00 në ambientet e Presidencës.

Gjatë takimit të tyre do të diskutohet lidhur me qëndrimin që do të mbahet për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve, një ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi draftin paraprak për ndryshime në Kushtetutë.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë miratuar dje ndryshimet e Kushtetutës. Komisioni i Ligjeve me 100% të votave miratoi heqjen e koalicioneve, gjë që do të sanksionohet në Kushtetutë. Po ashtu është vendosur dhe hapja e listave, por nuk do të ketë një hapje të tërësore, por vetëm 1/3 e të gjithë listës shumëemërore.

Po ashtu u  vendos dhe pragu elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar. Gjermania reagoi ashpër pas miratimeve të bëra në Komision, duke kërkuar hapa pas. 

Leave a Reply