8.5 C
Tiranë
HomeKëshillaBark i fryrë dhe lëkurë tepër e lëshuar pas lindjes? Ja si...

Bark i fryrë dhe lëkurë tepër e lëshuar pas lindjes? Ja si ta ktheni në gjendjen e mëparshme

Nëse keni diastazë nuk duhet të bëni disa ushtrime

Fillimisht kontrolloni nëse keni ndonjë problem dhe vetëm kështu do ta ktheni stomakun në gjendjen e mëparshme.

Kuptohet që çdo nënë dëshiron ta kthejë atë barkun paksa të rrumbullakosur pas lindjes në gjendjen e mëparshme, ndaj vendos të fillojë të ushtrojë muskujt e barkut.

Kjo nuk është mirë, sepse mund të keni një gjendje të quajtur diastazë.

Diastaza (diastasis recti) është një gjendje që e mban stomakun tuaj të rrumbullakosur edhe për një kohë pas lindjes.

Në fakt, ekziston një hendek midis muskujve të majtë dhe të djathtë të barkut. Nëse bëni ulje-ngritje, mund ta përkeqësoni këtë gjendje.

A kam diastazë?

Para se të vendosni të bëni ushtrime, së pari testoni veten për diastazë. Shtrihuni në dysheme me gjunjë të përkulur dhe shputa të vendosura në dysheme. Vendoseni njërën dorë në bark, në mënyrë që gishtat të jenë në vijën e mesme.

Bëni një ulje, një lëvizje të vogël për ngritjen e kokës. Nëse ndieni një ndarje të muskujve anash, si një pjesë e butë në mes, ndoshta është diastazë.

Cilat ushtrime duhet të shmangen?

Shmangni të gjitha lëvizjet si ulje-ngritje apo të ashtuquajturat plank. Nëse kjo përsëritet dhe sforcohet, gjendja do të përkeqësohet dhe muskujt do të veçohen edhe më shumë.

Gjithashtu, duhet të shmangni ngritjen e objekteve të rënda, çdo ushtrim që përfshin përdredhjen e shtyllës kurrizore ose punën e barkut kundër gravitetit.

Kur ngrini dhe ulni foshnjën, mbani gjithmonë këmbët të përkulura në gjunjë, në mënyrë që të transferoni ngarkesën në muskujt e këmbëve.

Çfarë ushtrimesh rekomandohen?

Asnjëherë mos vendosni vetë për ushtrimet, konsultohuni me një ekspert, i cili do t’ju tregojë se çfarë mund të bëni. Shmangni sforcimet fizike që angazhojnë muskujt gjatësorë të barkut.

Disa ekspertë rekomandojnë ushtrime për lëvizjen e ijëve, shtrirje, ura. Në thelb, ju mund të bëni gjithçka që e mban stomakun tuaj të mbërthyer, në vend që ta shmangni atë paraprakisht.

Është gjithmonë e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj përpara se të vendosni të bëni ushtrime pas lindjes. Mos u nxitoni dhe lëreni trupin tuaj të shërohet përpara se të filloni stërvitjen.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,557FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment