Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” pushon Spanjën, test final për Zidane/ Koeman thërret në apel Messin, “mbreti” i klasikes

0
33

Barcelona-Real Madrid, “El Clasico” e famshme këtë fundjavë nuk vjen me shkëlqimin e dikurshëm, dy gjigandët spanjoll po kalojnë një moment të vështirë, por kjo pritet të jetë një përballje që mund të ndryshoj fatet e sezonit, mbi të gjithë është shumë përcaktuese për të ardhmen e Zidane, i përfunduar nën akuzë pas dy humbje të rënda në La Liga dhe në Champions.

Të përditshmet spanjolle i kanë kushtuar faqet e para kësaj sfide epike. Zidane ka në anën e tij një të dhënë shumë domethënëse, nuk ka humbur asnjë ndeshje në “Camp Nou”, kjo është pikërisht ndeshja që nuk duhet humbur, në të kundërt rrezikon shumë, në këtë pikë bashkohet “AS” dhe “Marca”, dy të përditshme pranë klubit madrilen.

loading…

“Mundo Derportivo” vë në pah faktin që ndryshe nga Real Madrid, Barcelona reagoj në Champions me një fitore me “manita” përballë Ferencvarosi. Koeman ndryshe nga Zidane nuk është në dyshim, është në hapat e para në drejtimin e Barçës. E përditshmja tjetër “Sport”, i kushton faqen e parë Leo Messit, “mbreti” i “El Clasico”. Nga viti 2005, sulmuesi argjentinas ka luajtur 43 ndeshje përballë Realit, ka fituar 19 prej tyre, ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 14 asiste. Barcelona sot më shumë se kurrë ka nevojë për “mbretin” e tyre në një ndeshje që mund të jetë përcaktuese për të ndryshuar fatet e sezonit.

Leave a Reply