11.5 C
Tiranë
KryefaqjaSportBarcelona publikon videon me golat më të bukur të trajnerit të ri...

Barcelona publikon videon me golat më të bukur të trajnerit të ri Sergi Barjuan!

Klubi katalunas, Barcelona konfirmoi gjatë ditës së enjte emërimin e Sergi Barjuanit si trajner të përkohshëm pas shkarkimit të Ronald Koemanit.

Koeman u shkarkua gjatë mbrëmjes së mërkurë, ndërsa gjatë ditës së enjte drejtuesit vendosen ta zëvendësojnë me Sergi Barjuan.

Sergi është legjendë e klubit nga Camp Nou dhe ishte duke udhëhequr aktualisht ekipin e Barcelona B.

49-vjeçari ka kaluar thuajse gjithë karrierën me Barcelonën, duke luajtur plot 13 vite, ku nëntë sezone erdhën për ekipin e parë mes viteve 1990-2002.

Legjenda e klubit i cili ka luajtur si mbrojtës i majtë ka zhvilluar 382 ndeshje duke shënuar edhe 11 gola.

Edhe pse golat ishin të paktë me fanellën e Barcelonës, klubi katalunas ka vendosur që ta publikoj një video si mikpritje për emërimin e tij si trajner.

Vlen të theksohet se secili gol nga këta të përzgjedhurit është më i mirë se tjetri.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera