12.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarBanorët e Big Brother VIP festojnë Halloween/ Ja çfarë maskime e kostume...

Banorët e Big Brother VIP festojnë Halloween/ Ja çfarë maskime e kostume të frikshme përzgjedhin

Mbrëmë në gjithë botën është shënuar festa e Halloween, që mbahet çdo vit në ditën e fundit të muajit tetor.

Dhe në vendin tonë nuk ka munguar atmosfera dhe festa deri në orët e vona, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtëpinë e famshme Big Brother VIP.

Ashtu siç e do tradita e kësaj feste, banorët janë maskuar dhe kanë përzgjedhur kostume interesante dhe të frikshme.

Ata po ashtu janë argëtuara me muzikë e vallëzim me njëri-tjetrin, duke lënë anash debatet e shumta që janë zhvilluar kohëve të fundit.

Festa e tyre ka vazhduar për orë të tëra, ndërsa ishin vajzat ato që janë bërë bashkë duke shijuar në maksimum atmosferën.

Ndërkohë, banorët e Big Brother VIP kanë krijuar edhe situata dhe plane të frikshme mes tyre.

Ndryshe, spektakli 24 orësh do të vazhdojë deri në janar, dhe banorët brenda shtëpisë janë në garë me njëri-tjetrin për të fituar çmimin prej 100 mijë eurosh.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment