11.5 C
Tiranë
KryefaqjaShowBizzShowBiz Shqiptar"Balerin i dështuar!"/ Iliri dhe Fifi nuk i kursejnë fyerjet: Ti je...

“Balerin i dështuar!”/ Iliri dhe Fifi nuk i kursejnë fyerjet: Ti je…

Situata mes disa banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip duket të jetë e tensionuar dhe këtë herë kanë qenë Fifi dhe Iliri ata që kanë pasur debate. Ata nuk kanë kursyer as fyerjet ndaj njëri-tjetrit, teksa Fifi e ka quajtur Ilirin balerin të dështuar, ndërsa ai i është drejtuar asaj me fjalën “gjysmake”.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Më 21 ti del ë?

Iliri: Po.

Fifi: Po unë? Unë fitoj ë?

Iliri: Ti e ke 16 janar 2024. Ti do rrish vetëm këtu

Fifi: Ky paska ik fare nga mendorja. O ti balerin, balerin i dështuar.

Iliri: Hë, soprano.

Fifi: Nuk jam soprano, jam mezosoprano.

Iliri: Mezosoprano. E di ti ca do të thotë mezosoprano? Gjysmë?

Fifi: Mesatare

Iliri: Po pra, gjysmake.

Fifi: Po ti je i dështuar fare.

Iliri: Po ti je gjysmake fare.

Ata kane vazhduar të hedhin kunja ndaj njëri-tjetrit dhe Iliri i ka kërkuar Fifit ta lërë të qetë.

Kujtojmë që Iliri ka pasur debate edhe me Donaldin, ndërsa ata i sqaruan gjërat mes tyre dhe duket se kanë bërë paqe. Pajtimi i tyre entuziasmoi së tepërmi Sabianin, i cili e kishte kërkuar diçka të tillë prej ditësh.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera