29.5 C
Tiranë
HomeRecetaBakllava me lajthi dhe çokollatë - Do të mahniteni nga shija e...

Bakllava me lajthi dhe çokollatë – Do të mahniteni nga shija e saj!

Që me kafshatën e parë, kjo ëmbëlsirë do të bëhet e preferuara juaj

Përbërësit:

▪ 450 g lajthi, të papërpunuara
▪ 340 g çokollatë
▪ 2 gota sheqer kristal
▪ 1.5 lugë kanellë të bluar
▪ 250 g gjalpë ose margarinë
▪ 2 gota ujë
▪ 1.5 gota mjaltë
▪ 450 g kore bakllave

Përgatitja:

1. Nxehni furrën në 175 gradë Celsius. Piqni lajthitë rreth 12 minuta dhe ftohni. Hiqjani lëvozhgat dhe grini imët.

2. Çokollatën (të hidhur-të ëmbël), 2/3 e filxhanit sheqer dhe kanellë përzieni derisa çokollata dhe lajthitë të bëhen të madhësisë së njëjtë.

3. Lyeni me gjalpë enën për pjekje. Radhisni tetë kore dhe lyeni me gjalpin e shkrirë. Vendosni dy filxhanë shtojcë në kore. Lyeni me gjalpin e shkrirë dhe vendosni edhe dy kore. Shtoni edhe dy filxhan shtojcë. Vendosni edhe dy kore të lyera me gjalpin e shkrirë dhe dy filxhanë shtojcë. Radhisni mbi të tri kore dhe lyeni me gjalpë. Priteni bakllavanë në format e dëshiruara.

4. Piqeni bakllavanë 25 minuta, ulni temperaturën në 150 gradë Celsius dhe piqeni edhe 50 minuta.

5. Vloni ujin, mjaltin dhe dy filxhanë sheqer dhe zieni afro dhjetë minuta dhe hidhjani sipër bakllavasë së pjekur.

Ju bëftë mirë! 

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje