12.5 C
Tiranë
HomePolitikeAzgan Haklaj: Berisha po bën grusht-shteti në PD/ Basha lider legjitim që...

Azgan Haklaj: Berisha po bën grusht-shteti në PD/ Basha lider legjitim që do sjellë një frymë të re në politikë!

Ish-deputeti dhe kreu i Partisë Demokratike Tropojë, Azgan Haklaj ka komentuar dje “luftën” që ka nisur mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish-liderit historik të saj, Sali Berisha, pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar demokrat për shkak të shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Haklaj paralajmëroi se shumë shpejt do të kemi një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Megjithatë, ai nuk dha më shumë detaje, ndërsa u përqendrua te fakti se si kryedemokrati Lulzim Basha do të sjellë një epokë të re politike në Partinë Demokratike dhe politikën në tërësi.

“Lulzim Basha është simbol i një epoke të re që po lind, së shpejti do të kemi një goditje të madhe ndaj krimit të organizuar. Nuk zgjidhet problemi siç mendon zoti Ibsen apo foltorja. Kemi një kongres që ka zgjedhur zotin Basha, një anëtar një votë , kemi dhe një kuvend që ka miratuar një statut, që vetë këta delegatë e kanë miratuar dhe tani duan ta shkarkojnë Bashën në mënyrë jo statutore, pra nëse hymë në anën teknike, Kuvendi thirret 1 herë në 4 vjet nga kryetari, rrëzimi që ata pretendojnë është grusht shteti, marrja peng e pushtimi i opozitës, se Kuvendin e thërret kreu i partisë etj., por jo kështu”, deklaroi ai.

Ndërkohë zoti Haklaj shtoi më tej se nisma që ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë me “Foltoren”, sipas tij, është një nismë personale dhe nuk ka si qëllim të bashkojë Partinë Demokratike.

“Berisha nuk ka folur asgjë për “non grata”, ai thotë do e bashkoj PD, por si? PD është parti misionare, por që kanë ikur shumë figura dhe për këto Berisha duhet të kërkojë falje dhe nëse Berisha ka bërë kërkesë në Francë për dinjitetin e tij dhe demokratët e tjerë kanë dinjitetin e tyre dhe unë po i kujtoj Berishës revolucionin francez dhe nuk e nderon fare gjuha në foltore, se vetë e zgjodhi Bashën”, nënvizoi ish-deputeti dhe kreu i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj.

Qëndro me ne
14,000FansLike
10,544FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një koment