ASHPËRSOHEN MASAT/ Manastirliu: Rritet koha kur ndalohet lëvizja, shkollat në shumë qytete kalojnë online

0
42
Manastirliu

Manastirliu:

Përshëndetje të gjithëve unë jam këtu sot së bashku me një pjesë të Komiteti Teknik i Ekspertëve pas masave të marra nga ana e tyre. Do të doja të sillja në vëmendjen tuaj se sot jemi në një moment sa delikat po aq edhe të rëndësishëm. Jemin në një situatë që me gjasë edhe prej mutacioneve të reja kemi një shtim të shifrave, kemi një ulje të moshës së të prekurve, edhe si rjedhojë e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit.

Kjo ka sjellë edhe një shtim të misioneve të Urgjencës Kombëtare, dhe rritjen e numrit të personave të shtruar në spitale. Komiteti po ndjek me dinamikë të gjithë treguesit epidemiologjik, dhe nga impakti që kanë pasur masat më herët ka vendosur:

-ndalimin e qarkullimit të qytetarëve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit për një periudhë 14 ditore, deri në 25 Shkurt

-ndalimin e aktivitetit të lokaleve pas orës 20:00 të mbrëmjes

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Lini një përgjigje