Arrestohet tregtari i makinave, trafikant i pamëshirshëm i kokainës me nofkën “Ciccio”/ Përdori edhe policinë për…

0
22

Një tregtar makinash dhe sipërmarrës i vërtetë i kokainës. Një 33 vjeç shqiptar me iniciale K.G., u arrestua mëngjesin e sotëm në Legnano, me leje qëndrimi të rregullt në Itali dhe i pa dënuar më parë.

Policia e stacionit Busto Arsizio e prangosi atë mëngjesin e kësaj të mërkure pas disa muajsh hetime, ndërsa më herët ishte arrestuar edhe një shpërndarës droge që punonte për të.

Hetimet filluan më 1 mars, kur policia arrestoi një banor italian 46-vjeçar të Castano Primo. 15 kg kokainë u gjetën në makinë tip Range Rover e drejtuar prej tij. Droga, e ndarë në 14 pako, ishte 90% e pastër pas analizave kimike.

Duke kuptuar menjëherë se 46 vjeçari nuk ishte asgjë më shumë se një “transportues” i thjeshtë dhe jo truri i sistemit, policia filloi një punë të kujdesshme kërkimore, duke iu rikthyer shqiptarit, me nofkën “Ciccio”.

Hetimet zbuluan se burri ishte marrësi i një ngarkese kokainë që mbërrinte nga Belgjika. Ishte ai që kishte bërë marrëveshje me korrierin, duke i siguruar gjithashtu makinën për të transportuar lëndën narkotike.

Kështu, policia zbuloi se “Ciccio” menaxhonte një grup tregtarësh me pakicë të drogës, për të cilët vendoste për çdo lëvizje. Kur disa prej tyre u bënë kompromentues (sepse kontrolloheshin ose denoncoheshin nga policia) “Ciccio” i largonte me shpejtësi, madje u kërkonte të ktheheshin në Shqipëri dhe i zëvendësoi me një bashkëpunëtor të ri.

Rreth 13,000 € u gjetën në shtëpinë e tij këtë mëngjes. Në të njëjtën kohë, pesë kërkime u kryen kundër po aq personave (një italian, tre shqiptarë dhe një rumun) të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Lufta me konkurrentën

Si në çdo treg, ka konkurrencë edhe në tregun e drogës. Sipërmarrësi kishte përdorur policinë për ta eliminuar konkurrentët dhe për të mbrojtur biznesin e tij. Verën e kaluar, për shembull, me një telefonatë anonime, ai i ishte drejtuar stacionit të policisë në Milano, ku u bë i mundur më pas arrestimi i një tregtari maroken të kokainës, i cili u kap me gjysmë kg heroinë dhe një armë.

Organizimi i biznesit

Shitësit e drogës, në këmbim, duhej të “punonin” ekskluzivisht për të, në zonat e caktuara nga ai, duke i paguar të gjithë të ardhurat nga shitjet. Kur ndonjëri prej tyre kompromentohej sepse kontrollohej ose denoncohej nga policia, K.G e largoi atë, madje i kërkoi të kthehej në Shqipëri dhe e zëvendësoi me një “bashkëpunëtor” të ri, i cili vihej në veprim vetëm pasi përfundoi një periudhë trajnimi dhe njohurish të “tregut” lokal. Nuk munguan gjithashtu veprimet e dhunshme kundër atyre që, duke mos qëndruar brenda kufijve të imponuar, u përballën ashpërsisht dhe u goditën. Trafikanti, duke u treguar i pamëshirshëm  dhe me një ftohtësi të pazakontë, madje përdori policinë kur ishte e nevojshme për të eliminuar konkurrencën, siç ndodhi verën e kaluar.

Kujdes ekstrem

Në disa raste, K. G i ka çmontuar makinat e përdorura nga ai ose bashkëpunëtorët e tij nga njerëz të besuar, gjithnjë të regjistruara në emër të kompanive ose njerëzve që nuk kanë lidhje me tregtinë e tij.

Burimi: Panorama.al

Leave a Reply