30.7 C
Albania
Sun, 20 June, 2021

Aprovohet ilaçi për Alzheimerin nga Agjencia e Barnave/ Hera e parë në 20 vjet

Shtetet e Bashkuara aprovuan një ilaç të ri për sëmundjen e Alzheimerit, për herë të parë në 20 vjet.

“Aducanumab” vë në shënjestër shkaqet e formës më të zakonshme të demencës sesa simptomat e saj.

Agjencia amerikane për Ushqimin dhe Barnat, FDA, thotë se ka prova thelbësorë që ilaçi redukton pllakat amiloide beta të trurit, dhe kjo ka gjasa të sjellë përfitime të mëdha për pacientët.

Por trajtimi është i diskutueshëm, pasi disa fizikantë thonë se konstatimet janë të paplota.

“E rëndësishme për këtë është fakti se ka pasur debate dhe paketa të dhënash tepër të komplikuara, për të cilat njerëzit kanë opinione të ndryshme. Por, më e rëndësishmja, FDA e aprovoi këtë ilaç sot me një procedurë të përshpejtuar. Rrjedhimisht, aprovimi i përshpejtuar është unik. Është i rezervuar për ato sëmundje që kanë nevoja mjekësore serioze dhe Alzheimeri është padyshim një prej tyre”, tha Maria Carrillo, kryetare e shoqatës së Alzheimerit.

Njohësit e demencës thonë se, ndërsa studime të mëtejshme duhen kryer, njerëzit me këtë sindromë duhet të kenë përfitime nga ilaçi, të cilin e kanë pritur prej shumë kohësh, për të siguruar mjekime të reja.

Vendimi mund të prekë miliona amerikanë dhe familjet e tyre dhe të çojë në aprovimin e ilaçit në Evropë brenda një viti.

Burimi: EuroNews

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit