15 C
Albania
Sun, 16 May, 2021

Aplikimi për dokumente biometrike, Doracaj: Zyrat, të hapura edhe të shtunën

Të gjitha zyrat e aplikimit për kartat e identitetit dhe pasaportat janë të hapura edhe ditën e shtunë.

Njoftimi vjen nga drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, i cili u bëri thirrje që iu kanë skaduar dokumentet të aplikojnë për marrjen e shërbimit në kohë.

Sipas tij numri i atyre që nuk kanë aplikuar vazhdon të jetë i lartë.

Prononcimi i Bledar Doracajt:

Duke përfituar nga rasti, edhe pse është ditë e shtunë, shërbimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, zyrat e gjendjes civile në bashki, njësi administrative, gjithkund ku ka zyra aplikimi për pasaporta dhe ID kartë e kanë një ditë normale pune.Duke i ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë, të cilëve iu ka skaduar apo iu skadon në ditën në vijim pasaportat dhe ID kartat, të vijnë e të aplikojnë për dokumentet biometrike.

Është një numër ende, edhe pse ka patur një përgjigje pozitive deri më tani nga shtetasit shqiptarë, ka një numër relativisht të lartë, i cili duhet të marrë zgjidhje dhe qytetarët duhet t’i drejtohen zyrave të aplikimit për t’u pajisur me to. Edhe njëherë ju lutem brenda afatit, të mos t’i lëmë për ditën e fundit.

Çdo shërbim është i lidhur me dokumentin biometrik, çdo udhëtim është i lidhur me pasaportën biometrike.Të vijnë pranë zyrave të gjendjes civile, duhen vetëm pak minuta procedurë aplikim dhe brenda pak ditësh jeni të pajisur me dokumentat e nevojshëm. Faleminderit.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,975FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit