Ankthi ju “pret” oreksin? Ja si ta menaxhoni

0
1

Stresi është një pjesë normale e jetës së përditshme për shumicën e njerëzve. Ne mund ta përcaktonim atë si nënprodukt të një bote shpesh kaotike dhe që evoluon me shpejtësi. Edhe pse shumica e njerëzve kanë tendencë të hanë sasi më të mëdha ose edhe ushqime me më shumë kalori kur janë shumë të shqetësuar, ekziston një grup njerëzish që humbasin oreksin e tyre në kohë stresi intensiv. Megjithëse janë më pak, ata prapë arrijnë një numër të konsiderueshëm, pasi sipas një studimi të Shoqatës Psikologjike Amerikane, 39% e njerëzve kanë thënë në të kaluarën se kanë ngrënë më shumë ose kanë ngrënë ushqime jo të shëndetshme për shkak të stresit, ndërsa 31% thanë se kanë humbur vakte për shkak të shqetësimit intensiv.

Faktorët që ndikojnë në oreks

Faktorët që ndikojnë në oreks
Disa e përshkruajnë situatën si një ndjenjë dërrmuese të ankthit ose panikut, gjë që e bën gatimin ose ngrënien e ushqimit të duket e parëndësishme. Disa faktorë që duket se shoqërohen me fenomenin përfshijnë:

Reagimi i luftës ose i shpëtimit

Ekspertët pohojnë se ky problem mund të identifikohet në reagimin e luftës ose shpëtimit. Shumë vite më parë, stresi ishte rezultat i një përgjigje ndaj një situate të pakëndshme ose stresuese, të tilla si gjuetia e një tigri. Reagimi i disa njerëzve para syve të një tigri do të ishte të shpëtonte sa më shpejt që të mundnin. Të tjerë mund të ngelnin të “ngrirë” ose të përpiqeshin të fshiheshin ndërsa të tjerë të mbroheshin. I njëjti parim duket se qeveris edhe lidhjen e ankthit ose stresit me oreksin e individëve, prandaj disa hanë më shumë ndërsa të tjerët hanë shumë më pak.

Ndjesitë natyrore mund të frenojnë oreksin

Disa njerëz humbasin oreksin e tyre për shkak të ndjesive trupore që lidhen me ankthin që e bëjnë mendimin për të ngrënë më pak tërheqës. Stresi shpesh shfaqet përmes ndjesive në trup, të tilla si të përzjera, muskuj të mbitensionuar apo edhe shtrëngim në stomak. Këto simptoma të bezdisshme mund të dëmtojnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes. Disa njerëz gjithashtu mund të humbasin oreksin e tyre për shkak të një rritje të kortizolit, i njohur gjithashtu si hormoni i stresit, i cili mund të rritet ndjeshëm gjatë periudhave të stresit të lartë. Nivelet e larta të kortizolit, nga ana tjetër, mund të çojnë në rritjen e prodhimit të acidit në stomak, i cili mund të zvogëlojë oreksin.

Si ta rikuperojmë atë?

Nëse keni humbur oreksin tuaj për shkak të stresit ose ankthit, mund të provoni hapat e mëposhtëm për ta rigjetur atë:

  1. Gjeni burimin e stresit
    Mundohuni të rendisni faktorët që mund të shkaktojnë stresin, në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë ju duhet të bëni nëse nuk mund ta shmangni atë. Duke u përqëndruar në menaxhimin e stresit, simptoma të tjera fizike do të fillojnë të zvogëlohen, duke lehtësuar situatën.
  2. Ndiqni një program i qëndrueshëm
    Ndjenja e urisë dhe ngopjes rregullohet vetëm kur njeriu ha vazhdimisht. Dikush që ha më pak në përgjigje të një ulje të oreksit, mund të ketë nevojë të hajë pothuajse “mekanikisht” për të ndihmuar ndjenjën e urisë të kthehet. Një program i organizuar mund t’ju ndihmojë me këtë, ku ju mund të vendosni kohën midis vakteve më të mëdha dhe vakteve të vogla.
  3. Gjeni ushqime “të buta”
    Do të ishte mirë të gjeni disa ushqime që mund t’i hani pa u ndjerë në siklet, madje edhe në raste të stresit të lartë. Këto mund të përfshijnë mish pule ose kos, të cilat janë të pasura me proteina por edhe fruta dhe perime, të cilat sigurojnë lëndë ushqyese si vitamina, minerale dhe elementë gjurmë.

Leave a Reply