8.9 C
Albania
Sat, 17 April, 2021

Analizë, parashikim, formacionet e mundshme/ Real Madridi dhe Liverpooli pa “arsenalin” e tyre të plotë

Derbi i ditës së sotme do të jetë ai në mes të Real Madridit dhe Liverpoolit që zhvillohet si takim i parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos do të jenë nikoqir të The Reds, për përballjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin ‘Alfredo Di Stefano’.

Për këtë sfidë, Zinedie Zidane do të jetë pa Eden Hazard, Sergio Ramos, Dani Carvajal dhe Federico Valverde që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp nuk mund të llogarisë në, Divock Origin, Joel Matipin, Virigil van Dijk, Jordan Henderson dhe Joe Gomez, që po ashtu janë të lënduar.

Analizë

Sergio Ramos do të mungojë në takimin mirëpritës ndaj Liverpoolit, pas lëndimit që pësoi në ndeshjen që Spanja e zhvilloi ndaj Kosovës.

Ai i bashkohet, Eden hazardit, Dani Carvajalit dhe Federico Valverdes, që po ashtu janë jashtë fushe.

Casemiro mungoi në takimin e dytë ndaj Atalantës shkaku i ndëshkimit, por ai tashmë është i gatshëm, derisa Toni Kroos, që ishte në dilemë kundër Eibarit, u fut nga stoli në fitoren 2-0.

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet pa lojtarët kryesorë si, Matip, Van Dijk, Henderson dhe Gomez, që janë të lënduar.

Klopp bëri disa zëvendësime në fitoren 3-0 ndaj Arsenalit në fundjavën e kaluar. Wijnaldum pritet që të zëvendësojë James Milnerin në mesfushë, gjersa Diogo Jota që shënoi dy herë ndaj The Gunners, mund të udhëheq sulmin.

Statistika

Janë shënuar nën 2.5 gola nga Liverpooli në 11 takime nga 12 në Ligën e Kampionëve.

Skuadra angleze ka mbajtur portën e paprekur në shtatë nga nëntë takime në garën më të madhe për klube në Evropë.

Real Madridi ka fituar pesë nga gjashtë takimet e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos kanë fituar tre takimet e fundit ndaj Liverpoolit në të gjitha garat.

Parashikimi: Liverpooli parashikohet që të triumfojë në këtë derbi ndaj Real Madridit me vetëm një gol dallim.

Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Courtois, Mendy, Nacho, Varane, Vazquez, Kroos, Casemiro, Modric, Vinicius, Benzema, Asensio.

Formacioni i mundshëm i Liverpoolit: Alisson, Robertson, Kabak, Philips, Alexander-Arnold, Wijnaldum, Fabinho, Thiago, Mane, Salah, Jota.

Burimi: Telegrafi

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

10,973FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit