20.7 C
Albania
Tue, 18 May, 2021

Ana Lleshi e thotë troç: “U futa në Për’puthen për një tjetër qëllim dhe do ta përdor për diçka!”

Ana Lleshi është konkurrentja e parë e përjashtuar nga emisioni “Për’puthen”, e cila u kthye shumë shpejt në personazhin më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale.

Edhe pas daljes së saj nga emisioni për shkak të thyerjes së rregullave, Ana vazhdoi të trazonte ujërat dhe bëri lëmsh konkurrentët e ish-konkurrentët e emisionit.

Ana nuk e gjeti dot dashurinë brenda në emision, por tashmë ka nisur një romancë me konkurrentin që la disa javë më parë “Për’puthen”, Arsimin.

E ftuar sot në rubrikën “Trotuar”, Ana tregoi troç se gjetja e dashurisë nuk ishte qëllimi i saj i vetëm në “Për’puthen”.

“Unë u futa në Për’puthen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë si qysh si tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një piksynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”.- tha Ana.

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,015FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit