11.5 C
Tiranë
KryefaqjaShowBizzShowBiz ShqiptarAlvisa “mashtruese” apo Alvisa e “dhunuar”?!

Alvisa “mashtruese” apo Alvisa e “dhunuar”?!

Nga Anduela Laçi

Alvisa Qarri, konkurrente e emisionit të dashurisë që ndiqet nga qindra e mijëra të rinj shqiptarë anë e mbanë botës, tregoi se dikush e kishte kërcënuar që do i publikonte disa video me Bashkimin nëse nuk do të dilte nga “Përputhen”. Më vonë u tha që personi që fshihej pas kërcënimit ishte ish-i dashuri i saj, Hysen Rama.

Pas kësaj, Hyseni, në një lidhje direkte me emisionin tha versionin e tij të historisë dhe zbuloi se u ribashkua me Alvisën gjatë pjesëmarrjes në emision, por kjo e fundit e preu në besë.

“E dashuroja marrëzisht Alvisën, jepja jetën për të, e kam mbajtur më mirë se mamanë time që e  kam të sëmurë në shtëpi. I kërkova të fejoheshim, por shihni ç’më bëri. Më tradhtoi me Bashkimin në mes të natës”- thoshte Hyseni, i cili ndodhet me pushime në Turqi me shoqërinë dhe hidhe akuza e nxirrte inçizime të shumta kundër Alvisës.

Hyseni, teksa donte të denigronte figurën e ish të dashurës që sipas tij e tradhtoi, zbuloi edhe diçka tjetër shumë të rëndë. Ai provoi se Alvisa kishte qenë e regjistruar dhe e përndjekur në çdo moment prej shumë javësh.

Alvisa tha se Hyseni e kishte shantazhuar, kërcënuar, përndjekur dhe dhunuar. Ajo deklaroi se kishte jetuar me frikë dhe gjithçka e kishte bërë nën trysninë e kërcënimeve dhe shantazheve të shumta.

Dashuria nuk imponohet, ajo ndjehet në zemër, dhe çdo mashkull duhet të pranojë se një femër që nuk e do nuk mund të bëhet e tij me shantazhime. Një buqetë me lule dhe një makinë luksoze nuk e bëjnë femrën të harrojë dhunën që përjetoi dje.

Shokues ishte reagimi i konkurrentëve të tjerë si dhe opinionistit Arjan Konomi. Të gjithë u morën me “Alvisën mashtruese që shet veten për disa followers më shumë” dhe jo me Alvisën e dhunuar e të kërcënuar.

“Shoqet” e saj, dy konkurrente të tjera, shokuan publikun teksa i kërkonin llogari dhe e fajësonin se po bënte rolin e vimtimës: “Pse nuk e denoncove? Të gjithë kanë kaluar dhimbje, prandaj janë ish-a. Ai është problemi juaj. Çfarë mesazhi po jep?”.

Patjetër që po, të gjithë kemi ish-a, por nëse unë dhunohem, kërcënohem, pëndiqem dhe jam gjatë gjithë kohës në rregjistrim, kjo nuk është aspak normale dhe nuk duhet trajtuar si e tillë nga askush prej nesh. Tashmë ky nuk është problem i Alvisës, por i çdo femre që dhunohet dhe vuan e në fund duhet dhe tu japë llogari “shoqeve” pse nuk e denoncoi, ndërkohë që po akuzohet dhe po shahet në sytë e një Shqipërie të tërë.

Në gjithë këtë histori nuk duhet të flasim mbi mashtrimin e bërë për pak famë. Nuk duhet të merremi as me faktin se kush prej tyre po gënjen, por me faktin se një vajzë është përndjekur nga dikush dhe është kërcënuar.

Alvisa nuk u besua nga askush, ndërkohë nga ana tjetër Hyseni dhe veprimet e tij u trajtuan në mënyrë normale pasi “i ka bërë në emër të dashurisë së madhe që ka për këtë vajzë që gjatë tre viteve lidhje e ka trajtuar si princeshë”.

Askush në atë studio nuk ishte kompetent për të gjykuar, por duhet të jepnin një shembull se si duhej menaxhuar një situate e tillë e një vajze të dhunuar e cila nuk ia ka treguar as familjes së saj.

Një ish-konkurrente e emisionit, mesa duket mezi po e priste një moment të tillë ku Alvisa të poshtërohej publikisht dhe të tregonte se ajo ka pasur të drejtë kur e akuzonte dikur se ishte gënjeshtare.

“Nuk dua që kurrë një femër të jetë në këtë situatë sepse jam shumë feministe, por për këtë lloj femre kam krijuar një antipati shumë të madhe që në momentin që gënjente sy më sy dhe më vinte shumë habi që e besonte publiku, e mbështeste, ishte gjithë kohës duke më akuzuar mua kur e kishte aty brenda të dashurin alamet çuni (se besoj të gjej më të mirë) dhe sot s’jam habit fare, i prisja, e kam thënë në studio…nuk e di se si mund të degjeneroj njeriu veten për ca followers”- ka shkruar ajo ndër të tjera në Instastory.

“S’dua të flas më shumë pasi nuk dua ta prish terezinë time për njerëz kaq të vegjël” – e mbyll shkrimin e saj ish-konkurrentja. Por mesa duket ka harruar se dhe vetë ajo është një femër dhe nesër mund ti ndodhë e njëjta gjë. Do të dhunohej fizikisht e psikologjikisht, kërcënohej, përndiqej e në fund nuk do besohej e do injorohej në sytë e një Shqipërie të tërë.

Vajza të dashura mos u merrni me famën dhe followers-at, mos shani dhe sulmoni njëra-tjetrën për tu dukur vetë më mire, por mbështeteni njëra-tjetrën pasi kështu do jemi më të fuqishme dhe do dënojmë çdo person që guxon të ngrejë dorë mbi ne.

Rasti i Alvisës ishte një ngjarje e rëndë dhe reagimi i shumë personazheve publikë ishte akoma dhe më i rëndë.

Alvisa i tregoi moderatores së emisionit fotot ku provonte se ishte dhunuar nga i dashuri i saj në atë kohë dhe fotoja tregonte se ishte dhunur në Janar të këtij viti, pak kohë para se ata të ndaheshin. “Shoqet” e saj ishin aty pranë dhe e panë foton e saj me shenja dhune, por nuk reaguan madje e gjykuan dhe i kërkuan llogari. Me pak fjalë dhuna u trajtua si diçka normale.

Askush nuk i mori parasysh qindra vajza dhe gra që po i ndiqnin nga TV dhe ndoshta janë pre e dhunës. Mesazhi që ato vajza dhanë dhe vazhdojnë ta japin edhe disa të tjerë me reagimet e tyre në rrjete sociale ishte që nëse provojnë të flasin, do të ndeshen me të njëjtat reagime dhe nuk do besohen nga askush.

Qëndro me ne
14,721FansaPëlqeje
10,458NdjekësitNdjek
Më të lexuarat
Të tjera