30.5 C
Tiranë
HomeShowBizzShowBiz ShqiptarAlketa Vejsiu si rrallëherë prezanton një tjetër anëtar të familjes (VIDEO)

Alketa Vejsiu si rrallëherë prezanton një tjetër anëtar të familjes (VIDEO)

Moderatorja shqiptare, Alketa Vejsiu është tejet e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj përtej ekranit.

Janë tepër të rralla rastet kur ajo publikon foto të familjarëve të saj në rrjetet sociale, diçka për të cilën ka bërë përjashtim së fundmi.

Moderatorja ka prezantuar për të gjithë ndjekësit e saj mbesën e porsalindur.

Prej disa muajsh, Alketa ka provuar gëzimin e madh të të qenit hallë. Ajo është bekuar me një mbesë nga vëllai i saj dhe bashkëshortja e tij, të cilën na e prezantoi që në momentin kur lindi. E vogla po rritet dita-ditës dhe halla nuk po i përmbahet dot lumturisë.

“Mbesa më e bukur që mund të kisha”, ka shkruar ajo krahas videos.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Vejsiu ka dhënë së fundmi detajet në lidhje me “Love Story 2”, i cili kësaj here do të jetë një program i përditshmëm, që do të na shoqërojë çdo ditë të javës në ekran.

“Këtë vit edhe me Daily Love Story. Çdo ditë në ekran”- shkruan Alketa krahas postimit në InstaStory.

Ky edicion i dytë s’do t’i dedikohet vetëm dashurisë, por edhe famës. Ndaj, në “Love Story 2” mund të marrin pjesë edhe ata që duan të bëhen të famshëm, të promovojnë bizneset e tyre apo të përjetojnë histori dashurie si nëpër filma, të rrethuar gjatë gjithë kohës nga kamerat dhe gjithmonë në sytë e publikut.

Gjithashtu, “Love Story 2” do të hapë dyert edhe për personat që kërkojnë eksperiencë televizive.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje