24.7 C
Albania
Mon, 21 June, 2021

“Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme”/ Floriana Garo: Në fund të numërimit qytetarët do shohin sa e madhe është fitorja jonë!

Për Partinë Demokratike, Aleanca për Ndryshim do të fitojë këto zgjedhje. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo u shpreh se në fund të numërimit të votave, qytetarët shqiptarë do të shikojnë fitoren e Partisë Demokratike.

Garo bën thirrje për durim, duke theksuar se çdo votë do të numërohet dhe cdo zë do të dëgjohet.

“Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.

Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.”

Artikuj të ngjashëm

Lini një përgjigje

Qëndro i lidhur

11,003FansaPëlqeje
10,700NdjekësitNdiq
- Advertisement -

Artikujt e fundit