30.5 C
Tiranë
HomeAktualitetAksidenti tragjik me 5 viktima/ Dy pasagjeret italiane e mjetit "Range Rover"...

Aksidenti tragjik me 5 viktima/ Dy pasagjeret italiane e mjetit “Range Rover” tregojnë versionin e tyre të ngjarjes: Furgoni e mori kthesën gjerë dhe…

Dy pasagjeret italiane, të cilat ishin në makinën ‘Range Rover’ që u përplas me furgonin e linjës Sarandë-Tiranë kanë rrëfyer versionin e tyre të aksidentit, ku pesë persona humbën jetën.

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia”, kanë rrëfyer dy pasagjeret Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës në Gjirokastër. Ndërsa gjatë natës është dhënë urdhri i ndalimit për shoferen e fuoristradës, 22-vjeçaren Rexhina Çelhaka, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë që ende nuk ka dalë shkaktari i aksidentit dhe hetimet vazhdojnë.

Nga aksidenti humbën jetën Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, Bardhi Proda (shoferi) dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari. Fatmirësisht nga furgoni, i cili përfundoi ne humnere doli e gjalle Gerta Kaberdini, 25 vjeçe.

Qëndro me ne
13,510FansLike
10,902FollowersFollow
Më të lexuarat
Të tjera

Lini një përgjigje